
Mësohet se në orët e para të mëngjesit, ka ndodhur një shpërthim me tritol në një pikë transferte parash në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Sasia e tritolit i është vënë biznesit në pronësi të Përparim Kalbajt, nga Tropoja, i dënuar për trafik droge.
Mësohet se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Njoftimi:
Në orët e para të mëngjesit, në afërsi të murit rrethues të një objekti që shërben si pikë transferte monetare në pronësi të shtetasit P. K dhe në afersi të baneses në pronësi të po këtij shtetasi dyshohet të ketë shpérthyer léndë plasése duke shkaktuar vetëm disa déme të vogla materiale.
Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.



