Kultivonin kanabis në banesë me anë të llambave, në pranga 6 persona

Kultivonin kanabis në banesë me anë të llambave, në pranga 6 persona

6 persona, 2 prej të cilëve punonjës të OSHEE, u arrestuan nga policia gjatë operacionit ku u zbuluan dy kate të një banese ku kultivohej kanabis me anë të llambave.

Ambientet ku kultivohej kanabis u zbuluan në katin e dytë dhe të tretë të një shtetase me inicialet Xh.S.

 

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar "Drug House", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6

Gjatë operacionit janë zbuluar dy kate të një banese, të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave.

Vihen në pranga 6 shtetas, 2 prej tyre punonjës të OSHEE-së.

Procedohet penalisht dhe kryeplaku i fshatit, për moskallëzim krimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Kashar 2, një shtetas kishte përshtatur banesën, si ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Drug House".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- L. S., 44 vjeç, Y. S., 47 vjeç, Xh. S., 69 vjeçe, Sh. S., 38 vjeçe, të katërt banues në Tiranë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim;

- L. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";

- R. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Gjithashtu, u procedua penalisht kryeplaku i fshatit, shtetasi Z. V., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Gjatë kontrollit të banesës së shtetases Xh. S., në katin e dytë dhe të tretë, shërbimet e Policisë evidentuan ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, është gjetur në banesë shtetasja Xh. S.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasit L. S., Y. S., dhe Sh. S, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur banesën e shtetases Xh. S., për të kultivuar bimë narkotike.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 253 bimë kanabis të kultivuara në vazo, ushqyes elektrikë, llamba elektrike, freskuese dhe 6 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy