Aksident tragjik në Tiranë-Durrës, 23-vjeçarja vret këmbësorin

Aksident tragjik në Tiranë-Durrës, 23-vjeçarja vret këmbësorin

Një aksident i rëndë regjistrohet në autostradën Tiranë-Durrës, duke lënë të vdekur një person. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 19:00 në afërsi të tregut të makinave. Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar nga një vajzë 23-vjeçare, e cila ishte duke drejtuar mjetin olsvagen, me targa DR 5189 E.Viktima, ende i pa identifikuar raportohet se i përket seksit mashkull, rreth moshës 30-40 vjec. Të dhënat paraprake të policisë dyshojnë se viktima është banor i zonës.

Njoftimi policië: Më datë 02.12.2016, rreth orës 19:00, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti tip Wolsvagen, me targa DR 5189 E, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, me pasojë vdekje.

Viktima është i seksit mashkull dhe po punohet për identifikimin e tij. Drejtuesia e mjetit është shtetësia T.H. 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës pasi është e tronditur nga ngjarja.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy