Monumentet e dy heroinave në bronz rikthehen në sheshin e e Çerçizit në Gjirokastër

Monumentet e dy heroinave në bronz rikthehen në sheshin e e Çerçizit në Gjirokastër

Shtatoret e dy Heroinave të Popullit, Bule Naipi dhe Persefoni Kokdhima janë rivendosur përsëri në vendin ku qëndronin para fillimit të punimeve për ndërtimin e parkimit dhe rikualifikimin e Sheshit te Çerçizit në Gjirokastër.

Heroinat u rivendosen në sheshin e Çerçizit në Gjirokastër, të derdhura në bronz.  

Dy të rejat që u varën në litar në 17 korrik 1944 në degët e rrapit në këtë shesh, i riktheu po në shesh  skulptori  Ksenofon Kostaqi.

Shtatoret e mëparshme të të dy heroinave të skalitura në gur ishin dëmtuar nga koha dhe nuk mund të rivendoseshin në vendin ku kishin qëndruar përreth 50 vjet.

Shumë shpejt pritet që krahas shtatores së dy Heroinave të Popullit, në sheshin e rikonstruktuar që mban emrin e tij, të rikthehet edhe Monumenti i Heroit tē Popullit Çerçiz Topulli.

Ndërkaq monumenti i Çerçizit, vepër e skulptorit te Popullit Odise Paskali, është vendosur në Gjirokastër në vitin 1934 dhe derdhja në bronz e veprës është financuar me kontributin 3600 franga ari të banorëve të qytetit të gurtë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy