“Tjetërsimi i Lagunës” në Kune Vain, vihet në pranga i shpalluri në kërkim

“Tjetërsimi i Lagunës” në Kune Vain, vihet në pranga i shpalluri në kërkim

Në vijim të operacionit të policisë së Lezhës të koduar “Tjetërsimi i Lagunës”, vihet në pranga një tjetër person i shpallur në kërkim.

Në vijim të operacionit “Tjetërsimi i Lagunës”, i zhvilluar rreth një muaj më parë, për goditjen e veprimtarive të paligjshme që po zhvilloheshin në zonën e mbrojtur të Kune Vain, në të cilat u përfshinë katër funksionarë publikë, tre prej të cilëve u ndaluan, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, në orët e fundit është vënë në pranga Pjetër Luka 62 vjeç.

Shërbimet e policisë kanë ndaluar 62-vjeçarin, banues në Grykë Lumi, Tale, me detyrë kryetar i këtij fshati, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Luka dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, ka përpiluar dhe lëshuar dokumente të falsifikuara, me qëllim tjetërsimin e kësaj prone, në favor të të tretëve.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e policisë kanë gjetur dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara me të dhëna të rreme.

Aktualisht vijon operacioni, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Më herët policia e Lezhës arrestoi Pjetër Tonin, 61 vjeç, me detyrë drejtor i Administratës së Zonëve të Mbrojtura Lezhë dhe dy vartësit e tij Armando Lleshaj, 27 vjeç specialist monitorimi dhe Tom Gjelaj, 63 vjeç, roje mjedisore.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy