
Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 15 mbështetës të Partisë Demokratike, të cilët u arrestuan pas protestës së 22 marsit.
Të 15-të kanë dalë sot para gjykatës, ku gjyqtarja Armela Hasantari caktoi ndaj tyre masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
Po ashtu, është vënë nën hetim në gjendje të lirë edhe deputeti demokrat dhe njëkohësisht organizator i protestës, Klevis Balliu, i cili akuzohet se ka shtyrë të miturit në kryerjen e veprave penale.
Gjithashtu, nën hetim janë marrë edhe 5 të mitur të përfshirë në akte dhune, si dhe 3 protestues të tjerë.



