Shpërndanin kanabis, dy të arrestuar në Berat

Shpërndanin kanabis, dy të arrestuar në Berat

“Orders” u kodua një operacion i policisë së Beratit gjatë të cilit u vunë në pranga dy persona të cilët akuzohet se shpërndanin kanabis.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit K. N., 21 vjeç dhe Nj. A., 19 vjeç, të dy banues në Berat.

Nga hetimet ka rezultuar se dy të rinjtë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndës narkotike kanabis sativa, në doza, në Berat.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, 21-vjeçarit iu gjetën 330 doza kanabisi. 

Ndërsa 19-vjeçarit iu gjet me vete një sasi e kësaj lënde ndërsa në banesë, dy thika.

Në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e 21-vjeçarit, shtetasin A. N., 44 vjeç, pasi nga kontrolli në banesën e tyre u gjetën disa fishekë që posedoheshin pa leje.

Lënda narkotike, mjetet dhe municioni u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, bashkë me 7 celularë dhe 1 automjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy