Shiste kokainë, arrestohet 27-vjeçari

Shiste kokainë, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar që siguronte kokainë dhe kanabis dhe i ndante në doza në banesë për t’i shitur në qytetin e Divjakës, është arrestuar në Fier. 

Sekuestrohen qese me  kokainë e cannabis në formë boçeje, dhjetra doza kokainë e cannabisi gati për shitje, pajisje për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, 6 celularë dhe 1 automjet. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që siguronte, përgatise dhe shpërndante lëndë narkotike në doza,  specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, finalizuan operacionin policor të koduar “Kontaktet”.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë, me doza kokaine dhe cannabisi, me vete, shtetasi L. H., 27 vjeç, banues në fshatin Bishtçukas. Më tej, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën sasi të tjera të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis, që ishin siguruar dhe ndarë në doza, me qëllim shitjen. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  142 gramë Kokainë, 205 gramë Cannabis Sativa, dhjetra doza kokainë e kanabis, pajisje për përgatitjen e lëndëve narkotike në doza për shitje, shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, 6 celularë dhe 1 automjet”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy