Shiu krijon probleme në disa zona në Lezhë, vështirësi në qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve (VIDEO)

Shiu krijon probleme në disa zona në Lezhë, vështirësi në qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Lezhës gjatë orëve të fundit kanë krijuar probleme në disa zona urbane, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve.

 

Situata më problematike është regjistruar në lagjet “Besëlidhja” dhe “Skënderbeg”, ku si pasojë e intensitetit të reshjeve dhe mbingarkesës së sistemit të kanalizimeve, uji ka dalë në sipërfaqe dhe është grumbulluar në disa akse rrugore dhe blloqe banimi. 

 

Kjo ka bërë që lëvizja e banorëve të jetë e kufizuar, ndërsa në disa segmente rrugore qarkullimi i automjeteve është vështirësuar ndjeshëm.

 

Situata lidhet edhe me punimet nëntokësore që po zhvillohen në kuadër të projektit për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza në qytet. 

 

Ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës dhe dhënien e një zgjidhjeje afatgjatë për problematikat e përsëritura me përmbytjet gjatë reshjeve me intensitet të lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy