Operacioni në Orosh/ Bregu: Terrorizmi cenon sigurinë kombëtare (VIDEO)

Operacioni në Orosh/ Bregu: Terrorizmi cenon sigurinë kombëtare (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu për operacionin e antiterrorist të shtrirë në Orosh të Pukës, ku pas 12 orësh rezistencë ndaj forcave RENEA, u arrit në dorëzimin e Julian Cumrakut dhe Erzen (Hamza) Uka të kapur me arsenal armësh dhe flamurin e ISIS, thotë se nuk fitohet dot lufta me forcat speciale.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se terrorizmi cenon sigurinë kombëtare, edhe pse ndaj këtij aktiviteti, sipas tij, ka mosbesim. 

 

Dy personat nuk kërkohen për krim të organizuar, krim kundër personit, kërkohen për krim tjetër. Nëse nuk do të kishim SHISH në Shqipëri, i cili thelbin e tij kryesor e ka mbi terrorizmin dhe radikalizimin e madh që po i ndodh shoqërisë shqiptare, ne do të ishim një shtet me probleme të mëdha. Falë edhe agjencive ndërkombëtare. Shqipëria i ka dhënë shenjat se ka një pjesë radikale.

 

Nuk do të ndërmerrej një operacion i tillë në majë të malit nëse nuk do të kishte informacione. Informacionet për ta nuk përcillen në polici, janë informacione që vijnë në rrugë të dedikuara për rastin konkret. Terrorizmi nuk shihet dhe ky është problemi. Dhe kur ne nuk e shohim diçka nuk arrijmë të kuptojmë. Terrorizmi cenon sigurinë kombëtare. 

 

Parandalimi duhet të ndodhë pa u kryer një ngjarje. Shumë vite më vonë kthehemi a do të vendosej bomba në stadiumin e Shkodrës, kur do luante Shqipëria me Izraelin. Absolutisht që po, sepse Mossadi kishte informacion. 

 

Lavdrim Muhaxheri kishte deklaruar se e dua të hedhur në erë stadiumin e Shkodrës. Në majën e malit për çfarë i duan armët? Është në kanale shumë sekrete dhe këtë histori do e marrim vesh pas dhjetë vitesh.

 

Terrorizmi nuk ka lidhje me besimin, këta mendojnë se besojnë. Në besim kemi mësuar se ai që na sjell në jetë, ai na largon nga jeta. Nuk ka lloj forme tjetër për t’i marrë jetën njeriu. Gjithë shteti do lëvizte për një të rastësishëm në një majë mali?! Aty u shkrep arma. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy