
Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare janë vënë në prangat e policisë së Foggia-s në Itali pasi kishin fshehur 25 kg kokainë në makinë.
Mbi dy shqiptarët rëndon akuza Trafikimi dhe mbajtja pa leje e lëndëve narkotike.
Dy të dyshuarit po udhëtonin me një makinë me targa suedeze kur u pikasën nga policia pranë një servisi në qytetin e Foggias.
Sipas raportimeve të mediave italiane shqiptarët me pasaporta suedeze, kanë shfaqur menjëherë njëfarë nervozizmi që i ka shtyrë autoritetet të thellojnë kontrollet me kontrollin e automjetit.
Vlera e 26 kilogramëve të kokainës do të ishte plot 5 milionë euro nëse do të shitej.
Ky është kapja më e madhe e kokainës në 20 vitet e fundit në këtë zonë.



