Në kërkim për transportin e emigrantëve të paligjshëm, arrestohet 31 vjeçari në Fier

Në kërkim për transportin e emigrantëve të paligjshëm, arrestohet 31 vjeçari në Fier

Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ishte shpallur në kërkim për transportin e 11 emuigrantëve të paligjshëm kundrejt pagesës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore dhe në kuadër të megaoperacionit "Sundimi i ligjit", kapën dhe ndaluan shtetasin A. T., 31 vjeç, banues në Fier.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit policor të koduar “Tranzit”, pasi dyshohet se më datë 04.01.2024, ka bashkëpunuar me shtetasit L. M., K. M. dhe E. M. (të tre, ende në kërkim), për të transportuar kundrejt pagesave, 11 emigrantë nga Vendet e Treta, në mënyrë që ata të kalonin kufirin, në kundërshtim me ligjin.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy