Vodhën një shumë parash në një banesë në Vlorë, arrestohet një prej autorëve

Vodhën një shumë parash në një banesë në Vlorë, arrestohet një prej autorëve

Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet për grabitjen në një banesë në lagjen “Hajrro Çakërri”. Në pranga ka rënë Mariglen Alimuçaj ndërsa vijon edhe kërkimi për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan operacionin policor të koduar “Storm 8”, në kuadër të të cilit bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit: 

Mariglen Alimuçaj, 41 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

41-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër shtetas (vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij) kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e një shtetaseje, në lagjen “Hajro Çakërri”.

 Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 41 900 euro të dyshuara të falsifikuara, 10950 dollarë të dyshuar të falsifikuar, një dedektor për GPS, një palë targa të huaja, automjetin e dyshuar të përdorur në vjedhje, dy celularë, veshjet e përdorura nga ky shtetas, një kapele kamuflazhi dhe një palë doreza.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy