Policia greke shkatërron bandën e hajdutëve, 3 shqiptarë të arrestuar

Policia greke shkatërron bandën e hajdutëve, 3 shqiptarë të arrestuar

Policia greke ka shkatërruar një bandë hajdutësh, të cilët kryenin vjedhje sistematike në zonën e Atikës.

Nga hetimet paraprake deri më tani janë zbardhur 51 raste të vjedhjeve, të shtrira përgjatë periudhës 7 prill 2021 deri më 18 nëntor 2022.

Mediat greke raportojnë se tre shqiptarë të moshës 16, 17 dhe 18 vjeç janë arrestuar si anëtarë të bandës, por edhe për shkelje të legjislacionit për substancat narkotike, pasi iu gjetën 40.48 gramë kanabis.

Gjithashtu, u identifikuan edhe tetë anëtarë të tjerë të bandës, dy prej të cilëve ndodhen aktualisht në burg.

Sa i përket mënyrës së veprimit, të pandehurit kanë hyrë kryesisht në automjete të parkuara, duke marrë nga brenda tyre sende me vlerë. Në të njëjtën kohë ata kryenin vjedhje nëpër shtëpi, dyqane dhe zyra.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës, ndërsa hetimet po vijojnë për kapjen e pjesëtarëve të mbetur të grupit kriminal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy