
Zbardhet dëshmia e administratorit të kompanisë “Apetit Group”, Arben Ferizi, që ka porositur mish pule nga Brazili, në kontejnerin e të cilit u zbulua dhe sekuestrua 45.5 kg kokainë në Portin e Durrësit, e mbështjellë me figurën e filmit të animuar “Goku”.
Në dëshminë e siguriar nga MCN TV, administratori kosovar ka thënë se kompania nuk ishte në dijeni se çfarë tjetër ndodhej në kontejner.
Ne si kompani nuk kemi asnjë lidhje dhe nuk kemi dijeni për praninë e lëndës narkotike në kontejner. Të gjitha veprimet kryhen online, porosia dhe blerja e mishit.
Ndërsa, agjenti doganor, Egert Vargu, ka thënë se nuk ka lidhje me drogën dhe se puna e tij është të bëjë procedura zhdoganimi dhe nuk merret me kontrollin e kontejnerëve.



