
Një përplasje fizike është regjistruar në sallën e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku dy të pandehur Fatjon Bushgjokajt dhe Petrit Çakrrit janë konfliktuar brenda kafazit të xhamit gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore.
Ngjarja ka ndodhur gjatë procesit paraprak ndaj Bushgjokajt dhe Çakrrit, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra.
Përplasja mes tyre ka detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të sigurisë së gjykatës dhe të shërbimit të burgjeve, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë rikthyer rendin në sallë.



