
Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy tifozët holandezë, të cilët goditën një shqiptar një ditë përpara finales së Conference League, Roma-Feyenoord.
Të dy tifozët do të qëndrojnë në burg për 15 ditë.
Sherri ndodhi në një lokal te zona e 9-katësheve në Tiranë, teksa ishte provokuar nga shqiptari dhe miqtë e tij, të cilët kishin thirrur “Roma, Roma”, gjq që ka nxitur edhe reagimin e holandezëve.
Policia e Tiranës, arrestoi dy ditë më parë shtetasit holandezë D.B., 23 vjeç dhe D.H., 21 vjeç banues në Holandë.
Ata u shpallën fajtorë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë shtetasi A. G., 45 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.



