
Kopshti Zoologjik i Berlinit në Gjermani ka njoftuar vdekjen e një prej banorëve të tij më të vjetër. Bëhët fjalë për Ariun polar Katjuscha u gjet i vdekur në ambientet e jashtme të saj nga rojet e kopshtit zoologjik në prag të Krishtlindjes, raporton DW.
Sipas kopshtit zoologjik, në moshën 37-vjeçare, ajo konsiderohej si ariu polar më i vjetër femër në robëri në Evropë.
Kopshti zoologjik njoftoi vdekjen e Katjuscha në një postim në Twitter ku shkruhej: "Lamtumirë Katjuscha! Pas gati katër dekadash në kopshtin zoologjik të Berlinit, na është dashur t'i japim lamtumirën Katjuscha-s tonë."
Katjuscha ka lindur në vitin 1984 në kopshtin zoologjik Karlsruhe. Në moshën e vogël 1-vjeçare, këlyshi i ri u transferua atë kohë në atë që atëherë ishte Berlini Perëndimor, duke kaluar vitet e saj të para në kryeqytetin ende të ndarë.
Arinjtë polarë zakonisht jetojnë nga 25 deri në 30 vjeç. Katjuscha kishte probleme me zemrën dhe kishte kohë që trajtohej.
Kopshti zoologjik në Berlin nuk ka më arinj polarë të famshëm pasi Katjuscha ngordhi në moshën 37-vjeçare, një dekadë pas Knut.
Ajo jetoi së bashku me Knut, i lindur në 2006, i cili u bë simbol i Berlinit pasi u rrit nga rojtarët.
Knut ishte një nga yjet më të mëdhenj në historinë e kopshtit zoologjik dhe e gjithë Gjermania u trondit pas ngordhjes së tij të papritur në vitin 2011.



