Shkon në 500 numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm në Krujë

Shkon në 500 numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm në Krujë

Që nga fundjava e kaluar vijon të rritet numri i qytetarëve që paraqiten me simptoma helmimi në urgjencën e spitalit të Krujës .

Mbi 500 persona, mes të cilëve edhe dhjetëra fëmijë, prej tre ditësh kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ata kanë pasur kryesisht komplikacione si dhimbje barku, diarre, dhimbje koke e të vjella.

Autoritetet spitalore garantojnë se gjithçka është nën kontroll, ndërsa pacientët e helmuar pasi marrin shërbim largohen drejt banesave.

Banorët thonë se shkak është bërë uji i pijshëm.

Sipas tyre, problematika me helmimin është e përsëritur, pasi ka ndodhur edhe herë të tjera pas ndërtimit të ujësjellësit të ri.

Instituti i Shëndetit Publik ka marrë mostrat e ujit të pijshëm dhe po kryen analizat. Edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po punon për të gjetur shkaqet e helmimit masiv.

Ujësjellësi i ri i Krujës u vu në punë në muajin mars të këtij viti, para zgjedhjeve të 25 prillit dhe në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy