Vodhën 75 mijë euro në banesën e të moshuarit, arrestohet një nga bashkëpunëtorët

Vodhën 75 mijë euro në banesën e të moshuarit, arrestohet një nga bashkëpunëtorët

Një tjetër person i dyshuar është ndaluar nga policia e Përmetit në lidhje me grabitjen e 75 mijë eurove në banesën e 63-vjeçarit Koç Proka.

Për ngjarjen fillimisht u ndalua si autore e dyshuar shtetasja O. Shabani dhe u shpall në kërkim shtetasi Paulin Peçi.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka lëshuar urdhrin e ndalimit edhe për shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, ndërkohë që shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet e ndaluan si i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë vjedhje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 aparate celularë dhe disa fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy