Përmbyset kamioni me grurë në autostradën Durrës-Tiranë

Përmbyset kamioni me grurë në autostradën Durrës-Tiranë

Një kamion i ngarkuar me grurë, i cili po udhëtonte në drejtim të Tiranës ka pësuar një aksident.

Si pasojë sasia e grurit që transportonte është derdhur i tëri në autostradë.

Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin, dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke shkaktuar edhe rrëzimin e tij

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy