
Edmond Çekiçi i ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Durrës, njohët edhe si “Mond Çekiçi”. Ai rezulton një person me precedentë penalë, ndërsa ka marrë edhe disa dënime, një ndër tyre edhe si pjesë e të ashtuquajturës “banda e Durrësit”.

(Në foto: Edmond Çekiçi)
“Mond Çekiçi”, konsiderohet nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ka qenë pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë. Në muajin Maj 2009 Edmond Koçi, është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.
Në një raport të ministrisë së brendshme të botuar në vitin 2016 thuhej se “Mond Çekiçi”, është pjesë shoqërore me Lulzim Berisha “Luli”, Emiljano Shullazi “Mili”, Plarent Dervishaj “Lenti”, Marjel Fierza, Julian Meçaj, Bashkim Haxhiaj dhe persona të tjerë.



