
Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në tarracën e banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maj”, ndërsa shtetasi N. B., është transportuar në spital ku po merr kujdesin e mjekëse.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.05.2022, në rrugën “5 Maji”, shtetasi N. B., 55 vjeç, në tarracën e banesës së tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



