Organizonte lojëra fati në lokal/ Arrestohet pronari në Elbasan

Organizonte lojëra fati në lokal/ Arrestohet pronari në Elbasan

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi organizonte në loklain e tij lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin.

Arrestimi i 51-vjeçarit u bë pasi, në lagjen "5 Maji", Elbasan, në subjektin e tij "Bar-Kafe", iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje.

Njoftimi policisë:

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin e ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Konstatohet një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë pronari i subjektit, shtetasi R.H., 51 vjeç,  banues në Elbasan,  për veprat penale  “Organizimi i lotarive të palejuara”, "Fshehja e të ardhurave" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara".

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen "5 Maji", Elbasan, në subjektin e tij "Bar-Kafe", iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje.

Kontrollet kundër do të vijojnë në gjithë qarkun e Elbasanit, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar aktivitetin e kundërligjshëm të lojrave të fatit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ”Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të kundërligjshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy