Një jaht 17 m i gjatë është mbytur në det ne zonën e Drimadhës. Jahti në pronësi të Festim Mark Prendi ka qenë i ankoruar ( në spirancë) rreth 130 m larg bregut të detit.
Sipas policisë kufitare jahti nuk ka pas njerëz brenda, por dyshohet se i janë hapur tapat në pjesën e fundit të mjetit.
Si pasojë jahti është mbytur në thellësitë e ujërave të Drimadhës. Policia kufitare po merr në pyetje pronarin e mjetit lundrues për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



