Plagosja e pesëfishtë në Laç/ 25-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Traumës

Plagosja e pesëfishtë në Laç/ 25-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Traumës

Paraditen e djeshme, qyteti i Laçit u trondit nga një ngjarje e rëndë.

Fibank 

 Pesë persona pas një konflikti, i dyshuar për motive banale, mbetën të plagosur me armë zjarri.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës në Tiranë ka ndërruar jetë shtetasi Gerald Bitri, 25 vjeç.

Për shkak të rrethanave të krijuara ditën e djeshme, fillimisht ai u identifikua si shtetasi G.K. 

Megjithatë, në vijim të procedurave është bërë e mundur identifikimi i saktë i viktimës.

Kurbin/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e djeshme, lidhur me ngjarjen e ndodhur pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, ju informojmë se si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, shtetasi G. B., 25 vjeç.

Në njoftimin paraprak, gjeneralitetet e shtetasit që humbi jetën  janë dhënë gabim,  pasi gjatë kryerjes së veprimeve nga grupi hetimor ka rezultuar se inicialet janë G.B dhe jo G.N.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy