Tenton të futet në Bashkinë e Durrësit për të vjedhur, arrestohet 27-vjeçari

Tenton të futet në Bashkinë e Durrësit për të vjedhur, arrestohet 27-vjeçari

Një i ri në Durrës është arrestuar nga policia pasi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e Bashkisë.

Policia bën me dije se i riu është kapur në flagrancë dhe tashmë ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale të vjedhjes.

Tentoi të hynte për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 27-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës.

Lidhur me rastin në fjalë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy