
Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin për Narkotikët në DVP Tiranë ka finalizuar me sukses kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Catch”.
-D. Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-J. H., 23 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Operacioni vjen si rezultat i kontrolleve intensive dhe punës së inteligjencës policore, për kapjen e personave në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme ligjore.



