Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 44 vjeçarin Gëzim Çeku.
Ai u arrestua nga policia për dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me të mitur mbetur në tentativë.
Çeku nuk e ka pranuar akuzën, duke u deklaruar i pafajshëm, duke pretenduar se gjithçka është inskenim nga bashkëshortja dhe vajza.



