
Drejtësia gjermane ka dënuar me shtatë vjet burg një person të akuzuar për akte terroriste dhe që bënte anëtarësime në grupin militant të Shtetit Islamik .
Sipas prokurorëve, i pandehuri 31-vjeçar kishte planifikuar të kryente sulme në Gjermani dhe Shqipëri së bashku me një grup personash nga Taxhikistani. Ky grup gjithashtu kishte planifikuar të vriste një individ afër Dyzeldorfit, i cili ishte kritik ndaj Islamit.
Para vendimit të gjykatës, i pandehuri bëri një dëshmi të pjesshme dhe kërkoi falje, duke thënë se i vjen “tmerrësisht keq për gjithçka”.
Prokurorët federalë kishin kërkuar një dënim prej tetë vjet e gjysmë, ndërsa mbrojtja nuk u deklarua për kohëzgjatjen e dënimit, por hodhi dyshime në disa pika kryesore të aktakuzës.



