Katër shtetas janë arrestuar këtë të martë në Shkodër, pasi janë kapur duke blerë drogë. Bëhet fjalë për shtetasit Klintis Ymeri, Vera Ymeri (nënë dhe bir), Sait Fikaj, Igor Duretiç, shtetas malazez.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e për Hetimin e Trafiqeve dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, gjatë këtij operacioni, arrestuan në flagrancë shtetasit Vera Ymeri, 58 vjeçe dhe Klintis Ymeri, 28 vjeç (nënë e bir), shtetasin Sait Fikaj, 63 vjeç, si dhe shtetasin nga Mali i Zi, Igor Duretiç, 35 vjeç.
Në fshatin Kullaj, shtetasit Klinti Ymeri dhe Sait Fikaj u kapën në flagrancë, teksa i shisnin 35-vjeçarit, rreth 3.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, për sigurimin e së cilës dyshohet se kanë bashkëpunuar me shtetasen Vera Ymeri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



