Video/ Burgu mund t’i kishte shpëtuar jetën anëtarit të Bandës së Durrësit

Video/ Burgu mund t’i kishte shpëtuar jetën anëtarit të Bandës së Durrësit

Edmond Koçi, anëtari i Bandës së Durrësit, që u ekzekutua me breshëri plumbash mëngjesin e sotëm mund të mos kishte pësuar këtë fat, nëse nuk do t’i kishte shpëtuar burgut.

Viktima ishte arrestuar në shtator për armëmbajtje pa leje, por me kërkesë të Prokurorisë u lirua.

Arrestimi i tij ndodhi në 24 shtator të vitit të kaluar pasi u arrestua në flagrancë mbi një motor, për akuzën e mbajtjes pa lejë të një pistolete, prodhim austriak të quajtur “Steyer” kalibër 9 mm.

Pavarësisht kësaj, ai nuk bëri asnjë ditë paraburgim dhe u lirua me argumentimin se ishte i infektuar nga Covid. Vendimi u dha nga prokurorja Rabiana Halili, e cila dy ditë më pas dha dorëheqjen para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sot Edmond Koçi, i njohur me pseudonimin Mond Çekiçi, u ekzekutua në makinën e tij rreth orës 08:40 pranë Drejtorisë Arsimore Durrës. Viktima udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Nga mjeti ka dalë shoferi i viktimës për të pyetur se çfarë kishte, ndërkohë që një nga personat ne mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmond Koçin me breshëri plumbash.

Lexo edhe:

Si u ekzekutua “Mond Çekiçi”, zbardhet komunikimi i shoferit të viktimës me autorët

Kush është “Mond Çekiçi” i vrarë mëngjesin e sotëm, nga precedentët penalë tek njohja me Lul Berishën

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy