Në kërkim për kultivim kanabisi, “Sulta” vë në pranga një person në Gramsh

Në kërkim për kultivim kanabisi, “Sulta” vë në pranga një person në Gramsh

Një operacion i policisë së Elbasanit i koduar “Sulta” ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për kultivim droge.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Policisë Elbasan, vunë në pranga A. D., 32 vjeç, banues në Elbasan.

32-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në korrik të vitit 2021, në tokën në pronësi të 32-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, si rezultat i kontrolleve masive të territorit, kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike, gati për t’u mbjellë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy