Forcat e Posaçme Operacionale me mbështetjen e repartit Renea, kanë mundur të arrestojnë të shumëkërkuarin e drejtësisë Astrit Avdylaj. Në momentin e arrestimit të Avdylajt në vilën në Shijak ishte i armatosur me pistoletë. Policia njofton se 50 vjeçari u prangos në kuadër të operacionit Revanshi.

Vijon operacioni policor i koduar “Revanshi”. Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, me mbështetjen e Forcave Speciale Renea. Operacioni në masa të larta sigurise, bazuar në inteligjencën policore për vendodhjen e një të shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kapet dhe vihet në pranga shtetasi Astrit Avdyli, 50 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave në aplikacionin ‘Sky’ të personave me rrezikshmëri të lartë të cilët komunikonin me njëri tjetrin. Sipas hetimeve banda e Avdylajve në Shijak bashkëpunonte me atë të Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë. Gjatë hetimeve rezulton se Arben Ndoka i kishte kërkuar ndihmë për të ekzekutuar Durim Bamin.
Në muajin Maj, prokuroria e Posaçme preu 50 urdhër arreste, për pjesëtarë të 7 grupeve kriminale, por u ekzekutuan vetëm një pjesë e tyre, pasi të tjerët nuk ndodheshin në Shqipëri.



