Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjës në lagjen “Gafurr Muço”. Sipas burimeve nga policia, në aksident janë përfshirë dy mjete, një tip “Audi” dhe një “Mercedes Benz”.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, mësohet se mjeti tip “Audi” ka tentuar të parakalojë dy automjete njekohesish, duke mos vënë re mjetin tip “benz” i cili po kthehej në një rrugicë të qytetit. Dy mjetet në fjalë janë përplasur duke përfunduar në oborrin e një banesë në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesi i mjetit tip “Benz”, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër me targa të huaja është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur mjetin. Policia e Lushnjës ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ka mbledhur dëshmi për identifikimin e shoferit që dyshohet se shkaktoi këtë aksident.



