Organizonin lojëra fati në lokal, dy të arrestuar në Gjirokastër

Organizonin lojëra fati në lokal, dy të arrestuar në Gjirokastër

Dy persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është proceduar penalisht pasi akuzohen për veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit M. Z., 29 vjeç, banues në Gjirokastër (administrator i një subjekti bar-kafe) dhe B. H., 55 vjeç, banues në Gjirokastër (klient i subjektit). Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi S. T., 53 vjeç, banues në Gjirokastër (pronar i subjektit bar-kafe).

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u ushtrua kontroll në ambientet e subjektit bar-kafe, në lagjen "18 Shtatori", Gjirokastër, të cilin administratori e kishte vënë në dispozicion për ushtrimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare, në të cilët janë gjetur programe/faqe për organizimin e basteve sportive online. 

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy