Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, pasi i është gjetur kokainë, të cilën do ta shiste. I riu me inicialet K. T., për të mos rënë në sy të policisë ndërsa shpërndante kokainën, lëvizte me taksi.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, 24-vjeçari u kap duke qarkulluar si pasagjer në një taksi, në rrugën “Asim Vokshi” ndërsa gjatë kontrollit fizik iu gjetën 900 gramë kokainë dhe një aparat celular.
Po në vijim të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: M., 25 vjeç dhe M. Xh., të dy banues në Kamzë, pasi gjatë kontrolleve fizike nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.



