Arrestohet ish-zyrtari i ZRPP Lezhë në kuadër të operacionit “Vol-Vo4”

Arrestohet ish-zyrtari i ZRPP Lezhë në kuadër të operacionit “Vol-Vo4”

Eraldo Smaçi, ish-regjistruesi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajshme Lezhë të mërkurën është arrestuar nga Policia e Lezhës.

Smaçi prej dy vitesh ishte i shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Vol-Vo-4”, i zhvilluar gjatë vitit 2018, ku u godit një grup i strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", në mungesë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre“, “Falsifikimi i dokumenteve“, "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“, “Shpërdorimi i tokës", në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Gjatë operacionit “Vol-Vo 4”, Policia e Shtetit arrestoi 27 persona dhe 17 të tjerë i shpalli në kërkim. Sipas Prokurorisë, në këtë aksion u goditën katër grupe kriminal të cilët kishin ngritur edhe laboratorin e drogërave të forta në Has.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy