Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim si rezultat i operacionit antidrogë të zhvilluar mbrëmjen e të shtunës në Sarandë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se 1 kg e 255 gramë kokainë,1 armë gjahu, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, tre peshore elektronike, 6 mjete të ndryshme, 4 targa automjetesh dhe sende të tjera të kundërligjshme janë sekuestruar.
Gjithashtu u sekuestruan 3 automjetet dhe 3 motomjetet me të cilin këta shtetas qarkullonin për të shitur lëndën narkotike.
41-vjeçari i arrestuar është identifikuar si Romeo Laze, ndërsa 26-vjeçari i shpallur në kërkim është identifikuar me inicialet B. Ç.
Dy personat kishin përshtatur një ambient (garazh), në lagjen nr. 4 në Sarandë për përpunimin e lëndës narkotike dhe më pas e shpërndanin atë në Sarandë dhe Ksamil.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim për këtë̈ veprimtari kriminale.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë̈ së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” ,“Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të kryera në bashkëpunim.



