
14 raste me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë janë kryer 1696 testime.
Janë shëruar 17 persona ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157483.
Gjatë ditës është njoftuar se janë konfirmuar 12 raste të variantit Delta Plus të koronavirusit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Nga 70 mostra të dërguara për analiza në Gjermani, 12 prej tyre kanë rezultuar me variantin Delta Plus, ndërsa 47 me variantin Delta. Në një njoftim të MSH-së, është paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së shpejtë të variantit të ri.



