Lezhë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Balldre, shoqërohet një person

Lezhë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Balldre, shoqërohet një person

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar këtë të martë në zonën e Balldrenit, në njësinë administrative të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në një sipërfaqe toke të hapur, pranë disa grumbujve me gurë.

 

Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohen persona të lënduar dhe as dëme materiale nga shpërthimi. 

 

Autoritetet kanë bërë me dije se policia ka shoqëruar një person për veprime të mëtejshme hetimore.

 

Ndërkohë, grupi hetimor dhe ekspertët po vijojnë punën në terren për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse dhe motivet e mundshme të vendosjes së saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy