Niset kontingjenti i FA në operacionin e BE në BH/ Hasani: Dëshmi e përkushtimit ndaj sigurisë dhe stabilitetit

Niset kontingjenti i FA në operacionin e BE në BH/ Hasani: Dëshmi e përkushtimit ndaj sigurisë dhe stabilitetit

Forcat e Armatosura të Shqipërisë (FA) janë duke rritur kontributin e tyre në misionet ndërkombëtare, duke shtuar me 30 trupa praninë e tyre në operacionin e Bashkimit Evropian “ALTHEA” në Bosnje-Hercegovinë. Ky është një angazhim i rëndësishëm, pasi një togë nga Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë të Forcës Tokësore do të jetë kontingjenti i parë në këtë operacion, pas kontributit të viteve të fundit me oficerë shtabi.

Në ceremoninë e përcjelljes së këtij kontingjenti nga garnizoni i Zall-Herrit, morën pjesë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministri i Mbrojtjes  Pirro Vengu, Ambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë Tayyar Kağan Atay, i Ngarkuari me Punë i BE-së Andre Rizzo, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjenerallejtënant Arben Kingji, komandanti i Forcës Tokësore Gjeneralmajor Ilir Xhepexhia etj. 

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vlerësoi se ky angazhim nuk është thjesht një detyrë ushtarake, por një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë të palëkundur ndaj sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar.

Pjesëmarrja jonë në këtë mision pasqyron vlerat që ne ndajmë me partnerët tanë: paqen, bashkëpunimin dhe sigurinë kolektive.

Gjatë viteve, Shqipëria ka ndërtuar një histori të suksesshme dhe të denjë në angazhimet ndërkombëtare, si një vend anëtar i NATO-s dhe një partner i besueshëm në kuadër të Bashkimit Evropian. Pjesëmarrja jonë në misionet e Bashkimit Evropian, si EUFOR “ALTHEA” dhe ai në Mali, ka dëshmuar profesionalizmin, disiplinën dhe përkushtimin e Forcave tona të Armatosura. Ju, përmes përgatitjes dhe aftësive të tyre, keni fituar respektin e aleatëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Në fjalën e tij, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu theksoi se Forcat kanë rritur ndjeshëm pjesëmarrjen në misionet dhe operacionet ndërkombëtare, duke u rreshtuar me politikat e BE në kuadër të anëtarësimit në Union.

Forcat e Armatosura arrijnë shifrën e 500 efektivëve të dislokuar në mënyrë permanente në misione jashtë vendit. Gra dhe burra, janë të angazhuar çdo ditë, në mbarë Evropën, në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme. Përmes këtij kontributi, Shqipëria, jo vetëm dëshmon se linjëzohet 100% me politikën e jashtme të sigurisë së BE, por ky është një linjëzim me vepra. Dhe kur e shikojmë se disa prej vendeve të BE janë tërhequr nga ky mision, ndërkohë që Shqipëria po merr përgjegjësi shtesë, e kuptojmë edhe më mirë se stabiliteti dhe paqja në rajonin tonë të munduar, është fryt i kompromiseve të vështira.

Ambasadori turk Atay theksoi bashkëpunimin e hershëm mes forcave të armatosura të dy vendeve, të cilat kanë shërbyer krah njëra – tjetrës në Afganistan, megjithatë e konsideroi nisjen e këtij operacioni të ri si një moment të rëndësishëm në vazhdimësinë e bashkëpunimit dypalësh.

I Ngarkuari me Punë i Bashkimit Evropian Andre Rizzo vlerësoi rreshtimin e plotë të Shqipërisë me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë së BE, duke e konsideruar vendin tonë si një partner të rëndësishëm si mjedisin e sigurisë globale.

Kontingjenti i parë shqiptar në operacionin ALTHEA në Bosnjë-Hercegovinë përbëhet nga 30 trupa, mes të cilave një vajzë dhe do të shërbejë për rreth 6 muaj në Camp Butmir në Sarajevë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy