Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mëngjesin e kësja të hëne në aksin rrugor “Kakavijë-Gjirokastër”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:10, ku automjeti me drejtues shtetasin E. R., 35 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin T. A., 64 vjeç.
Si pasojë, është dëmtuar 64-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



