
Në foton e mësipërme, është makina që kanë përdorur autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz. Sipas informacioneve, të dyshuarit janë larguar me automjetin tip “BMW”, ngjyrë e bardhë, me targa të dubluara që i përkasin një mjeti tip “Hyundai”. MCN mëson se automjeti i grabitësve, ka ardhur nga Fushë-Kruja dhe më pas është larguar në Larushkë.
Autorët dyshohet të kenë qenë tre persona, të pajisur me kallashnokovë. Ata mësohet se kanë marrë rreth 1 kilogram flori. Autoritetet kanë ngritur disa pika të përkohshme kontrolli në Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër, ndërsa është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.
Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.



