Plagosi bashkë me të atin tre persona, arrestohet 25-vjeçari në Përmet

Plagosi bashkë me të atin tre persona, arrestohet 25-vjeçari në Përmet

Policia e Përmetit ka vënë në pranga një 25-vjeçar me iniciale K.N i icli ishte shpallur në kërkim pasi disa javë më parë në bashkëpunim me babanë e tij, shtetasin K. N., (të arrestuar menjëherë pas ngjarjes), kanë plagosur rëndë, me sende të forta 3 persona.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, një 25-vjeçar, i kërkuar si bashkautor i plagosjes së rëndë, me sende të forta, të 3 shtetasve, ngjarje e ndodhur më 28.10.2022.

Autori tjetër i kësaj plagosjeje (babai i të ndaluarit), u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara, si dhe duke u mbështetur në inteligjencën informative, bënë të mundur kapjen në qytetin e Tiranës, dhe ndalimin e shtetasit J. N., 25 vjeç, banues në Përmet.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi më datë 28.10.2022, në bashkëpunim me babanë e tij, shtetasin K. N. (të arrestuar menjëherë pas ngjarjes), janë konfliktuar në vendin e quajtur "Agjencia", Përmet, me 3 shtetas të tjerë, të cilët i kanë plagosur rëndë, me sende të forta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy