
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Meglushë , Kryebushat të Shkodrës. Nga të dhënat e para policore, raportohet për një person të vdekur.
Viktima është identifikuar si shtetasi Mërgim Ferracaku, që ka qenë pasagjer në mjetin që ka dalë nga rruga.
Është dashur ndërhyrja edhe e forcave zjarrfikëse që viktima dhe i plagosuri të nxirren nga makina.
Policia është në vendin e ngjarjes, për të zbardhur aksidentin e ndodhur.



