Dhuna ndaj mjekut në Gramsh, arrestohet i dyshuari

Dhuna ndaj mjekut në Gramsh, arrestohet i dyshuari

Arrestohet autori i dyshuar për dhunën ndaj mjekut 60-vjeçar në Gramsh, i cili një ditë më parë, u dërgua në spital me dëmtime në fytyrë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Vladimir Shuli, 60 vjeç, është dëmtuar në fytyrë pasi është goditur me sende të forta, për motive të dobëta, nga shtetasi A. B., 18 vjeç.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 18 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. 

Aktualisht Shuli ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy