Dy të vdekur dhe 13 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Dy të vdekur dhe 13 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 13 raste të reja me COVID-19.

Fatkeqësisht edhe dy persona kanë humbur jetën gjatë mbrëmjes, njëri pacient ishte i moshës 55 vjeçare dhe ndërroi jetë në spitalin e Shkupit. Pacienti tjetër pasi ka ndërruar jetë është konstatuar se ka qenë i infektuar me COVID-19.

Gjithashtu bëhet e ditur se 44 pacientë janë shëruar plotësisht pas dy testeve të njëpasnjëshme.

Ndryshe numri i përgjithshëm i të prekurve në Maqedoni arrin në 1539, numri i të shëruarve është 1057, ndërsa kanë ndërruar jetë 88 persona. Për momentin numri i rasteve aktive është 394.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy