Ervin Karamuço, profesion i kriminologjisë, e cilëson alarmues, hedhjen në qarkullim të kartmonedhave të falsifikuara.
Për MCN Live, ai deklaroi se ka një fluks të madh të kartmonedhave të falsifikuara por në disa pika janë kapur, për shkak të elementëve të sigurisë.
Prerje 50 dhe 100 dollarëshe dhe 20 paundi britanik në formë plastike, janë ndër më të falsifikuarat. Si ka mundësi që Banka e Shqipërisë nuk raporton? Në kohë lufte shtohen këto fenomene.
Aparaturat kanë një gjë që nëse emeton një elementë të ri sigurie, duhet shtuar, por dhe në kartëmonedha të falsifikuara janë shtuar dhe falsifikuar, me dorë nuk kapen dot. Besimi më i madh është futi në makineri me sisteme të reja të përditësuara. Paratë janë këtu dhe duan ti fusin me doemos në tregun e brendshëm.
Lidhur me aksionin e Policisë Rrugore për gjoba, ai foli për rekord postblloqesh gjatë fundjavës, ku nënvizoi se është reklamuar futja e sistemeve të patrullimit në distancë, që lexon targën, nëse është debitor ose jo për disa gjoba.
Por Karamuço tha se kjo teknologji erdhi për të identifikuar në kohë reale targat e vjedhura, ose makinat e vjedhura.
Ky informacion kriminal që duhet futur në sistem në kohë reale. Personi i fundit me një targë të vjedhur (Nuredin Dumani), përshkoi akse të tëra rrugore dhe askush nuk e ndaloi dhe u kap rastësisht me interceptim të një telefonate. Këto aksione duhet të shtojnë sigurinë publike, e cila nuk është për të arkëtuar gjobat që do ky shtet shpejt e shpejt, mbron kokën por shton edhe sigurinë.



