Raporti i Instat për aksidentet/ E marta dita “ters” për shoferët, numri më i lartë i karamboleve

Raporti i Instat për aksidentet/ E marta dita “ters” për shoferët, numri më i lartë i karamboleve

E marta rezulton dita me më tepër aksidente, ku përfshihen makinat e po ashtu janë shkaktuar me qindra të plagosur e të vrarë.

Këtë konstatim e ka nxjerrë Instat nga përpunimi i të dhënave për aksidentet që kanë ndodhur përgjatë 2024.

Dita e martë rezulton si një ditë “tersi” jo vetëm për vrasësit me pagesë të përfshirë në botën e krimit siç rezultoi në dosjen e zbuluar nga media përgjatë vitit 2022.

Ditë e pa fat është edhe për drejtuesit e mjeteve që përfshihen në aksidentet. Statistikat e bëra publike nga Instat duket se faktojnë një ndër bestytnitë e shqiptarëve për ditën e martë.

Edhe pse shkencërisht nuk ka asnjë studim ta faktojë këtë gjë, shifrat e Instat të martën e renditin si ditën ku shqiptarët bëjnë më tepër aksidente.

Siç dhe shihni në këtë dokument të siguruar nga emisioni “Fact Check” e marta zë numrin më të lartë të aksidenteve të ndodhura përgjatë vitit 2024.

20.1 % të total të aksidenteve të ndodhura në 365 ditët e 2024 i ka e marta e ndjekur më pas nga e diela me 17.4 % dhe e hëna me 16.1 %.

Dita me më pak aksidente referuar Instat rezulton e premtja, edhe pse fluksi i qarkullimit të mjeteve është i lartë si dita e prag fundjavës.

Ndalur tek oraret në të cilat aksidentet janë më të pranishme Instat rendit 4 orët e paradites duke nisur nga 08:00 e mëngjesit deri në mesditë ora 12:00.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy